English

Ndahet një çift, bashkë me to dhe qeni i tyre

Itali, 18 Shkurt NOA - Ka ardhur një divorc mjaft i çuditshëm në Taranto të Italisë ku gruaja pas ndarjes së çiftit ka mundur të largohet duke marrë dhe qenin e tyre.

Kjo gjë nuk ishte e pëlqyeshme si nga burri i saj dhe nga gjykatësit të cilën morën vendimin e divorcit, pasi sipas tyre dhe kafsha shtëpiake të cilën ata kishin do të ndahet midis të dyve, ku gjashtë muaj do të mbahet nga njëri dhe gjysmën tjetër të vitit do të jetë nën kujdesin e tjetrit.

Qeni me sa duket ka rezultuar se është në pronësi të burrit, ku tashmë ka kaluar një vit që atë po e mban ish-gruaja e tij dhe ai vetë ka bërë një kërkesë në gjykatë për ta marrë nën kujdestari qenin.

r.b/NOA

KOMENTE