English

Ndëshkohet me 120 goditje kamxhiku se mban 6 gra njëherësh

Riad, Arabi Saudite, 18 Shkurt NOA - Të kesh një grua është mëse normale, por të mbash plot gjashtë të tilla, i bie që vetëm një ditë në javë të bësh pushim.

Kështu ka ndodhur me një burrë në Arabinë Saudite i cili është zbuluar të mbante gjashtë gra njëherësh kur ligji islamik nuk lejon më shumë se katër të cilat mund të mbahen vetëm nëse u sigurohen kushte të barabarta jetese.

Gazeta "Gulf Neës" shkruan në numrin e saj të fundit, se burri saudit, një agjent i policisë lokale, është ndëshkuar me 120 gjuajtje me kamxhik me akuzat për promovimin e virtytit të ndaluar dhe mosparandalimin e vesit, nene të kodit penal që kontrollon sjelljen morale në Arabinë Saudite.

Mësohet sipas të përditshmes saudite, se agjenti i policisë mbante tre gra të cilat ishin saudite dhe tre të tjera në mënyrë të paligjshme të cilat ishin nga Jemeni.

a.k/e.r/NOA

KOMENTE