Vjenë, 18 shkurt, NOA - Pavarësisht ndonjë ankese që mund të kenë për zgjedhjet, deputetët duhet të hyjnë në parlament pasi ekziston rreziku që nëse ata nuk e bëjnë këtë deri javën e ardhshme, mund të humbin mandatin e tyre.
Një deklaratë e tillë është bërë nga presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së, Joao Soares, sipas të cilit "humbja e mandateve të deputetëve do të ishte e tmerrshme, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në vende si Shqipëria".
Sipas tij, "është e qartë që mund të ngrihet një komision hetimor, i cili respekton ligjet në fuqi dhe që mund të jetë mjaft i dobishëm.
"Nuk duhet të bazohemi në spekulime, por në vëzhgimet tona dhe të ëzhguesve zgjedhorë, të kryesuar nga Alce Hastings dhe Volfgang Grossruck, të cilët kanë qenë në terren. Kjo do të kontribonte në demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Pavarësisht nga pikëpamjet tona politike ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë dhe të tregojmë një herë e mirë se me kemi besim tek ky proces", thuhet më tej në deklaratën e Soares.
Sipas tij, "OSBE mbështet plotësisht raportin e dorëzuar në Asamblenë Parlamentare nga këta dy raporterë dhe është e rëndësishme të deklarojmë qartë se duhet që: të gjithë të zgjedhurit të hyjnë në parlament".
n.e/NOA