Teheran, 18 shkurt, NOA - Irani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit "për asnjë çmim". Një fakt të tillë e ka deklaruar për mediat britanike, Ali Asghar Solltaneh, i cili është i dërguari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Sipas tij, kërcënimi me sanksione shtesë është reflektim i "mendësisë kolonaliste", duke pohuar kështu se SHBA kanë synime të fshehta ndaj Iranit. Më tej, i dërguari iranian shtoi se presidenti Obama erdhi në pushtet me premtimet për ndryshim, por deri tani "nuk ka qenë në gjendje t'i bëjë ndryshimet". Në këtë mënyrë, i dërguari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së tij lidhur me programin bërthamor.
n.e/NOA