English

PDU feston përvjetorin e pavarësisë në Kosovë

Prishtinë, 18 shkurt, NOA - Më shumë se 150 anëtarë të Partisë Drejtësi dhe Unitet dhe të Klubit të Patriotëve të Rinj festuan së bashku me vëllezërit shqiptarë të Kosovës, përvjetorin e dytë të pavarësisë të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan. Të nisur prej katër ditësh, me dy autobusë dhe dhjetëra makina nga Saranda, Delvina, Vlora, Fieri, Elbasani, Tirana dhe Durrësi, nën drejtimin e deputetit të PDU-së, Dashamir Tahiri.

"Partia Drejtësi dhe Unitet është një parti mbarëshqiptare, që si thelb të vetin ka çështjet kombëtare dhe si pasojë dita e sotshme është një ditë e shënuar për PDU-në dhe për Klubin e Patriotëve të Rinj", - tha Tahiri.

Në tre ditët e qëndrimit në Kosovë, PDU dhe KPR u angazhuan në dhjetëra aktivitete të përbashkëta me organizata të shqiptarëve të Kosovës.

Në ditën e parë, delegacioni i PDU-së u prit në pritjen e organizuar nga ambasada shqiptare në Prishtinë, ndërkohë gjatë ditës së pavarësisë, anëtarët e PDU-së dhe KPR-së kryen homazhe në varrin e liderit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rrugova.

Po atë ditë, nën brohoritjet "Pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri" që u kishin përgatitur qytetarët e Kosovës, gjatë ndeshjes mes skuadrës Shqipëria B me Kosovën, anëtarët e PDU-së ndoqën ndeshjen nën brohoritjet e vazhdueshme pro çështjes çame të të pranishmëve.

n.e/NOA

KOMENTE