Elbasan, 18 shkurt, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fierzë të Elbasanit, ku një 38-vjeçar ka dhunuar seksualisht nënën e tij 60-vjeçare.
Lajmi konfirmohet nga burime të policisë së Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave tashmë është vënë në pranga autori i saj, 38-vjeçari Toni Pepa, lindur dhe banues në fshatin Fierzë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj nënës së tij R.Pepa.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një arme pistolete e tipit Beretë, ndërsa po punohet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Marrëdhënie seksuale me persona në gjini ose kujdestari" si edhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", të cilat parashikohen nga nenet 106 dhe 278 të Kodit Penal.
n.e/NOAh