English

Personi i djegur në rrugën Tiranë-Elbasan, makina mori flakë

Tiranë, 18 Shkurt NOA - Personi që u gjet sot pasdite i vdekur brenda një makine të djegur, është identifikuar kurse hetimet e para nxjerrin dyshimet për ngjarje aksidentale, por investigimi policor po vazhdon.

Viktima është gjetur i djegur në masë ekstreme, por sipas dokumenteve të gjetura në makinën me targa TR 6135 L tip "Renault", mendohet se është Ergys Lleshi, 27 vjeç nga Tirana, i thanë Agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Nga hetimet e para del se automjeti është përplasur pasditen e sotme në kilometrin e njëzeteshtatë të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan dhe më tej makina ka marrë flakë.

Për pasojë është djegur brenda makinës edhte drejtuesi i saj, i cili mendohet se nuk ka mundur dot të dalë i gjallë pas aksidentit dhe përfshirjes nga zjarri.

e.r/NOA

KOMENTE