Calizzano, Itali, 18 Shkurt NOA - Kishte vjedhur një grua e cila ishte në treg dhe po bënte blerjet e saj të nevojshme, djali me origjinë shqiptare i kishte marrë portofolin dhe kishte arritur të ikte pa lënë gjurmë.
Menjëherë gruaja kishte lajmëruar autoritetet të cilët erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të përshkrimeve nga gruaja dhe dëshmitarët e asaj skene policia vendase arriti të identifikonte shqiptarin për të cilin tashmë është vënë në kërkim.
Bëhet fjalë për një tetëmbëdhjetë vjeçar me inicialet B. H. i cili tashmë ka mbi supe një urdhër arresti me akuzën e vjedhjes dhe autoritetet janë vënë në kërkim të tij.
r.b/NOA