Paris, 18 shkurt, NOA - Të gjithë e njohin historinë e Kazanovës, djaloshit që ia kushtoi jetën epsheve dhe femrave, por askush nuk e di me saktësi deri më sot se cili ka qenë numri i atyre me të cilat ai ka patur lidhje. Kjo citohet vetëm në një libër i cili përmbledh dorëshkrimet origjinale të historisë së jetës së Xhakomo Kazanovës, realizuar nga ai vetë.
Eshtë biblioteka e Firences, e cila më në fund ka arritur që të sigurojë dokumentet e tjera, të cilat janë të gjitha mbi 3.700 faqe të shkruara nga vetë Kazanova midis viteve 1783-1789.
"Historia e jetës sime" është sigurisht libri më i famshëm i Kazanovës ku rrëfen me sinqeritet maksimal aventurat e tij fisnike, aventurat në Evropë dhe udhëtimet e gjata ku takoi edhe shkrimtarët e mëdhenj të kohës së tij duke përfshirë Volterin dhe Rusoin, por edhe Mozartin, kompozitorin e famshëm si dhe krerët e lartë politikë siç ishte Frederiku II i Prusisë dhe Katerina II e Rusisë.
Në këto dorëshkrime përfshihen edhe shthurjet e tij në shtrat me 122 gra, mes tyre edhe një murgeshë që "doli nga rruga e Zotit" sa u njoh me të.
Nuk dihet saktë se çfarë çmimi paguhet për dorëshkrimet, por gjithë puna është vlerësuar ndërmjet shumës 5-20 milionë euro.
Kjo në fakt, flet vetëm për një pjesë të jetës së Kazanovës, pasi të tjera dorëshkrime personale të shkruara prej tij hedhin dritë mbi dhjetëra histori të tjera erotike...
n.e/NOA