English

Qeveria miraton 7 kapitujt e parë të pyetësorit të KE

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Komiteti Ndërministror i Integrimit miratoi sot 7 nga 35 kapitujt e Pyetësorit të Komisionit Europian. Kreu i qeverisë Berisha, u shpreh se është e rëndësishme që, me përqendrimin maksimal, të punohet për kapitujt e tjerë.

Kapitujt të cilët janë përfunduar dhe kanë marrë miratimin e qeverisë shqiptare janë:

lëvizja e lirë e punëtorëve, prokurimi publik, peshkimi, politikat e transportit, politikat ekonomike dhe monetare, politikat e transportit transeuropian dhe doganat.

Plotësimi i këtyre kapitujve dhe miratimi i tyre nga Komiteti Ndërminsitror i Integrimit, nëkpton dhe përfunimin e fazës së parë të procesit.

Qeveria ka miratuar fillimisht ccështjet që janë më të ndjeshme për kriteret e KE-së dhe që kanë të bëjmë me politikat ekonomike dhe me doganat.

m.xh/NOA

KOMENTE