English

Unioni i Gazetarëve të Kosovës kritikon akuzat ndaj mediave

Prishtinë, 19 shkurt NOA - Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), thotë se është i shqetësuar me akuzat që i janë bërë gazetarëve dhe medieve nga z. Tahir Rrecaj, kryetar i Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP).

"Sjelljet e tilla dhe deklarimet para opinionit publik për UGK-në janë të papranueshme dhe të pa mbështetura në fakte dhe argumente:, - thuhet në një komunikatë që lëshoi Unioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sipas shoqatës, krahasimi që i ka bërë z. Rrecaj, të medieve të shtetit të Kosovës me ato të viteve të '80-ta të pushtetit serb, janë fyese dhe ndër më të rëndat që mund t'iu ndodhin medieve dhe gazetarëve.

UGK thotë se është fyese të bëhen kësi lloj krahasimesh në publik kur kihet parasysh se mediet serbe të viteve '80, kanë qenë pjesë e propagandës dhe programit serbë për shfarosjen dhe torturimin e qytetarëve të Kosovës

Po ashtu UGK evidenton ka parë nga afër qasjen e mediave në zgjedhjet e fundit dhe mund të konsideron se kanë kryer një punë profesionale dhe me një etikë të lart duke ndikuar edhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga z. Tahir Rrecaj, që sa më parë të distancohet nga deklaratat e bërë në opinionin publik. UGK, po ashtu kërkon nga z. Rrecaj që t'iu kërkoj falje publike medieve dhe gazetarëve të Republikës së Kosovës, pasi që me deklaratat e sotme ka poshtëruar dhe i ka fyer rëndë ata.

"Unioni i Gazetarëve të Kosovës këshillon nga z. Rrecaj që të jetë më transparent për punën e tij dhe të mos fajësoj mediet për gjetjen e rrugëve alternative për marrjen e informacioneve. Nëse KZAP-ja që udhëhiqet nga z. Rrecaj do të ishte transparent në të gjitha vendimet dhe aktivitetet e tij nuk do të kishte mundësi që të "keqinterpretohej" nga mediet", - përmbyllet deklarata e lëshuar nga Unioni i Gazetarëve të Kosovës.

a.b/NOA

KOMENTE