Pekin, 18 shkurt, NOA - Një zbulim vërtet shokues është cilësuar ai i gjetjes së një gjarpri të gjatë 17 metra në Kinë. Ka qenë një ekip i punëtorëve kinezë, të angazhuar gjatë gërmimeve në Gupiing, një qytet që gjendet në provincën Jiangxi, të cilët me buldozerët e tyre kanë zgjuar pa dashje dy gjarpërinj boa, të cilët ishin duke fjetur në "bodrumin" e një druri. Një nga dy zvarraniket doli në fluturim, duke iu hedhur punëtorëve dhe duke shfaqur tek ta një panik total, ndërsa i dyti u plagos për vdekje nga ekskavatori.
Sipas asaj që tregohet në mediat kineze, gjarpri i vrarë peshonte plot 300 kilogramë dhe fshihte poshtë tij 17 këmbë.
Qeveria e ka komentuar këtë histori si një shaka, pasi sipas autoriteteve, boa ka vdekur që në vitin 1938, kështu që argumenti është i mbyllur dhe askush nuk mund të ketë parë dy boa ende të gjallë.
n.e/NOA