Fier, 19 shkurt, NOA - 22 vjeçari, Olsi Bergasi duhet të kish mbaruar ushtrinë dhe tashmë nuk do të kish asnjë problem me ligjin. Por dezertimi që ka bërë ndaj shërbimit ushtarak disa muaj ma parë i ka sjellë atij dënimin me 6 muaj burg.
Për 22 vjeçarin nga Mallakastra, koha e mbetur për të përfunduar ushtrinë tashmë do të kompensohet në burg.
Polica e Fierit bënë të ditur se është bërë i mundur arrestimi i Bregasit i cili me vendim të Gjykatës së Fierit ishte dënuar 6 muaj për "Dezertim nga ushtria".
Arrestimi i tij është bërë në orën 13.00, nga strukturat e seksionit të Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër.
m.xh/NOA