Shkup, 19 shkurt, NOA - Tani është momenti më i mirë për zgjidhjen e çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë komisioneri i ri evropian për Zgjerimin, Stefan Fa¼le gjatë qëndrimit të tij në Shkup, në kuadrin e një vizite zyrtare. Sipas tij, nuk ka kohë për t'u humbur dhe se tashmë të gjithë e shohin Maqedoninë si një partner serioz për realizimin e projektit të përbashkët të quajtur - "integrim i saj në Bashkimin Evropian".
"Jam i përkushtuar fuqimisht në ardhmërinë evropiane të Maqedonisë. Zgjerimi është një nga politikat afatgjate të BE-së dhe jam i bindur se ky është edhe çelësi i ardhmërisë së vendeve të rajonit", bëhet me dijeni që të ketë thënë Füle në Shkup.
Sipas tij, rekomandimi i Komisionit Evropian për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, duhet të kuptohet edhe si nxitje e fuqishme që përfundimisht të zgjidhjet çështja e emrit.
"Jam i inkurajuar nga dialogu i drejtpërdrejtë i kryeministrave të të dy vendeve, që është një trend i ri. Ekziston një mundësi unikate për të gjetur zgjidhje për emrin dhe kjo duhet të shfrytëzohet", ka theksuar më tej Füle.
n.e/NOA