Zagreb, 19 shkurt, NOA - Eshtë hapur sot zyrtarisht në qendër të Zagrebit, ambasada e republikës së Kosovës. Gjatë ceremonisë përkatëse të organizuar në një rast të tillë, kanë qenë të pranishëm presidenti kosovar Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç. "Kroacia është për ne një vend shumë i rëndësishëm. Ajo është shembull i mirë që mund të ndiqet sa i përket integrimit në NATO, që është edhe qëllim i Kosovës, si dhe në Bashkimin Evropian, nga i cili Kroacinë e ndan vetëm një hap", tha ambasadori i Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku, lidhur me një fakt të tillë.
Marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë vendosur në mënyrë zyrtare në datën 30 qershor, 2008, e cila përkonte vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, që prej asaj periudhe e deri më sot, shumë përfaqësi të Kosovës janë hapur në vende të ndryshme të botës, të cilat e kanë njohur atë si shtetin më të ri të Evropës.
n.e/NOA