English

I vihet zjarri makinës së ish-prokurorit

Sarandë, 19 shkurt, NOA - Makinës së një ish-prokurori në qytetin e Sarandës sot i është vënë zjarri, ndërsa grupi hetimor në lidhje me këtë ngjarje ende nuk ka ndonjë pistë se cilat mund të jenë shkaqet e vërteta të saj. Lajmi është konfirmuar paraprakisht nga burime konfidenciale për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave makina e dëmtuar i përket 40-vjeçarit Arben Koka, i cili mësohet se ka mbajtur postin e prokurorit më parë në këtë qytet, ndërsa tani ushtron profesionin e avokatit.

Bëhet me dijeni se sot në mëngjes makina e tij, tip Benz, me targa të Sarandës është gjetur e djegur, ndërsa grupi hetimor i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje po punon për të zbardhur motivet e vërteta të kësaj zjarr-vënie.

n.e/NOA

KOMENTE