Milano, 19 Shkurt NOA - Inter vazhdon të mbetet ekipi, i cili mbetet më aktiv në merkaton e klubeve italiane dhe pikërisht për të konfirmuar këtë gjë ata kanë marrë që tani shërbimet e lojtarit Ranochia.
Andrea Ranochia momentalisht ndodhet i dëmtuar dhe është në radhët e ekipit të Barit. Mosha e tij është 23 vjeçare dhe Inter e shikon atë si një të ardhme në mbrojtjen e saj. Duke qenë se ai momentalisht është i dëmtuar pritet që pranë tij të qëndrojë dhe stafi mjekësor i Interit për të kontrolluar gjendjen e lojtarit.
Shërbimet e tij, skuadra zikaltër, mund t'i marrë vetëm në muajin qershor dhe për të siguruar pikërisht ardhjen e tij drejtuesit e Interit paguan një shifër e cila kapte vlerën e 15 milon eurove, ku në këtë tratativë mund të futen dhe lojtarë të cilët luajnë tek ekipi i të rinjve të zikaltërve.
r.b/NOA