Tiranë, 19 shkurt, NOA Update - Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë duke vijuar përplasjet mes dy grupeve të këshilltarëve lidhur me raportimin e buxhetit faktik 2009 dhe atë të zërave 2010. Sipas këshilltarit demokrat, Njazi Kosovrasti, para se të miratohet buxheti për investimet përkatëse duhet të jetë objekt diskutimi numri i taksapaguesve, taksat e vërteta që paguajnë qytetarët dhe bizneset e Tiranës etj.
Ndërsa nga ana e saj, këshilltarja e Partisë Socialiste, Adriana Berberei, u shpreh se buxheti faktik 2009 nuk është miratuar ende nga ministria e Financave dhe për këtë arsye, nuk mund t'u kërkohet llogari vendorëve.
Sipas saj, raportimi për aq sa është realizuar nga Bashkia e Tiranës, është i rregullt dhe të dhënat e investimeve duket se janë më pozitive se vitet e mëparshme.
n.e/NOA