English

Mungon Hajdari, shtyhet "Gërdeci"

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Seanca gjyqësore e tragjedisë së Gërdecit është shtyrë sërish, duke bërë që ajo të dështojë për të disatën herë. Këtë radhë, shkak për këtë ka qenë mungesa e kryetares së anëtarëve të trupit gjykues, Fatmira Hajdari, e cila nuk është paraqitur në sallë duke justifikuar mungesën e saj me probleme familjare. Kjo është seanca e tretë e cila nuk zhvillohet, ndërsa në dy seancat e mëparshme gjyqësore të tragjedisë "Gërdeci", shtyrja është shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurve.

Këta të fundit, kanë ngritur vazhdimisht pretendimet se nuk e përballojnë dot ngarkesën e zhvillimin e seancave dy herë në javë, në një kohë që gjyqi i Gërdecit kërkon angazhim të plotë.

n.e/NOA

KOMENTE