Montreal, 19 shkurt, NOA - Gratë që janë më aktive dhe ushtrohen të paktën tre herë në javë gjatë kohës së shtatzanisë, lindin fëmijë më të zgjuar dhe me memorie të mirë se ato që lëvizin më pak. Në një përfundim të tillë ka dalë studimi i kryer nga ekspertë të universitetit të Montrealit në Kanada, sipas të cilëve gratë që bëjnë jetë më aktive, lindin edhe fëmijë më inteligjentë.
Ata testuan dy grupe grash shtatzëna të moshës 20-35 vjet në shtatzaninë e tyre të parë dhe vunë re sesi grupi i atyre që iu nënshtrua ushtrimeve më të shumta, lindën fëmijë të cilët më vonë patën sukses më shumë se të tjerët në jetë.
"Studimet e fundit kanë treguar se nënat që punojnë dhe janë më aktive, kanë aftësi të të lindin foshnja me kapacitet kujtese më të mirë sesa fëmijët që janë lindur nga nënat joaktive", tha lidhur me një fakt të tillë, dr.Dave Ellemberg, neuro-psikolog.
n.e/NOA