English

Numri dy i KE: Jam kundër bojkotit të PS

Beograd, 19 shkurt, NOA - Baronesha Catherine Ashton, zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, ka deklaruar qëndrimin e saj kundër bojkotit të Partisë Socialiste.

Në një fjalim mbajtur mbrëmjen e djeshme me shoqërinë civile në Beograd, Ashton ka theksuar se është kundër bojkoti dhe mbështet politikën e dialogut.

"Dua të them sinqerisht se unë jam përkrahëse e fortë e dialogut politik dhe jo e bojkoteve si rrugë për të gjetur zgjidhje politike", tha Ashton.

Gjatë vlerësimit që ka bërë për gjithë vendet e rajonit, Përfaqësuesja e Lartë Politikë e Jashtme në BE-në është ndalur dhe në hapat e bërë nga Shqipëria.

Ajo tha se Shqipëria gjatë viteve ka parë progres të rëndësishëm. Megjithatë, shtoi përfaqësuesja e lartë, vështirësitë politike aktuale po venë në rrezik progresin e mëtejshëm.

m.xh/NOA

KOMENTE