New York, 19 shkurt, NOA - Megjithë vitet që ka mbi supe aktorja, Pamela Anderson ka treguar më së fundi se është ende në formë të mirë fizike.
Ka zgjedhur një prej sfilatave të modës në New York, për të treguar se trupi i saj nuk ka pësuar ndryshime që nga seriali që e bëri të njohur në botë, "Baywatch".
Gjatë sfilatës, Pamela është prezantuar vetëm me një minifund që për kritikët modës ishte "një cop stofi, sa për të thënë se nuk kishte asgjë".
47 vjeçarja, sipas mediave amerikane, ka treguar se është ende në formë dhe di të dhurojë spektakël duke sfiduar dhe aktoret apo modelet më të reja.
m.xh/NOA