English

Poni: Bashkia, pasaktësi me buxhetin

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Asnjë shifër që u është dorëzuar këshilltarëve bashkiakë të Tiranës për buxhetin 2010, nuk është e saktë dhe vlen të diskutohet dhe të vërtetohet. Një fakt të tillë e ka bërë me dije në hapje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari demokrat, Ferdinand Poni. Sipas tij, nuk ka ende pasqyrim as kërkesa e bërë nga këshilltarët demokratë për raportim nga kryebashkiaku për nivelin e ngrohjes dhe të kushteve në kopshtet publikë të Tiranës.

"Në dokumentin e prezantuar ndaj nesh, nuk ka asnjë shpjegim as për investimet nga buxheti 2010, sesa është harxhuar dhe sa parashikohet të harxhohet në muajt në vijim", shtoi Poni.

Në të tilla kushte sipas tij, nuk ia vlen të diskutohet më për buxhetin dhe se Bashkisë së Tiranës i duhet lënë kohë për të dhënë informacion të duhur dhe të saktë mbi mënyrën e përdorimit të fondeve të buxhetit 2010.

n.e/NOA

KOMENTE