Sofje, 19 shkurt, NOA - Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka hedhur poshtë lajmet e publikuara në mediat ndërkombëtare se ajo paska zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në këtë vend. Në deklaratën e diplomacisë bullgare thuhet se Sofja do të ketë një qasje të ngjashme me vendet e Aleancës për të gjitha çështjet e sigurisë, por jo se ka rënë dakord me SHBA-të për të vendosur intereceptorët e sistemit anti-raketë brenda terrorit të saj.
Në fakt, gjithçka ndodhi pas një lajmi të publikuar nga vetë kryeminsitri bullgar, i cili tha se do të zhvillonte bisedime paraprake mbi këtë çështje me palën amerikane, por deklarata e tij ngjalli kundërshtimet e Rusisë, ku Moska zyrtare kërkoi sqarime nga Sofja.
E duket se kjo e ka "trembur" disi Bullgarinë, e të deklarojë distancën e saj nga kjo çështje.
Ndërkaq, nuk ka bërë të njëjtën gjë Rumania, e cila ka pranuar publikisht se ka bërë ujdi tashmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në territorin e saj.
n.e/NOA