English

Rama: Të gjenden njerëzit që i bënë atentat Dedës

Tiranë, 19 shkurt, NOA, Update, - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e cilësoi të patolerueshëm faktin që një ditë pas ngjarjes në Vlorë, policia ende nuk ka gjetur autorët.

Gjatë takimit me gazetarët, kreu i PS-së theksoi se ka ndodhur një akt mjaft i rëndë për të cilin organet përgjegjëse duhet të marrin masat.

"I është venë lënë eksplozive në makinë, drejtuesit të PS-së së Vlorës dhe ende nuk ka një reagim", u shpreh Rama.

Rama ka theksuar se kjo situatë është e papranueshme dhe tregon dhe një herë krizën në të cilën është futur ky vend.

Përpara deklaratës së kreut të PS-së për ketë çështje, ka qenë dega e PS-së së Vlorës ajo që e ka cilësuar atentatin si një akt pas të cilit fshihen motive politike.

m.xh/NOA

KOMENTE