Tiranë, 19 shkurt, NOA - Deputeja e Partisë Socialiste, Ledi Shmku, akuzoi dje qeverinë për reformën pa standarde që sipas saj po bëhet në arsim.
"Edhe 1300 mësues te tjerë sot po kërcënohen me uri. Qeveria e analfabetizmit ka rinisur vorbullat e reformave, tashmë edhe pa formë", u shpreh ajo.Sharku ka theksuar se shtimi i orëve të mësimit nuk e rregullon nivelin e sistemi të sotëm arsimor.
Sipas saj, "kjo gjoja reformë nuk zgjidh hallin e klasave të tejmbushura me nxënës, madje e rëndon atë".
Ndër të tjera, Shamku ka theksuar se Partia Socialiste është afër mësuesve dhe gjithë njerëzve që janë prekur nga reforma, duke mos e lejuar qeverinë të bëjë largime të tjera pa kritere.
"Partia Socialiste, edhe kësaj radhe në krah të së drejtës dhe të mësuesve e nxënësve në nevojë, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të prapësojë këtë vendim militant. Dhe, për të njëqindtën herë në këto vite, i bën sërish thirrje të ndalë dhunën e politikave partiake mbi arsimin e brishtë shqiptar, mbi mësuesit e fëmijët tanë", u shpreh Shamku.
m.xh/NOA