English

Shtatë ditë peng për 500 mijë lekë borxh

Sarandë, 19 shkurt, NOA - Moskthimi i borxhit në kohën e duhur ka bërë që një 21 vjeçar nga qyteti i Sarandës të marrë peng personin të cilit i kishte dhënë lekët. Për shtatë ditë me radhë, Bashkim Hajdarajt është mbajtur peng, nga 21 vjeçari Leon Sasaj, në një banesë në periferi të qytetit të Sarandës.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve NOA, nga policia e qytetit bregdetar jugor, e cila ka zbardhur dhe arsyet e pengmarrjes.

Nga hetimi doli se 42 vjeçari Bashkim Hajdaraj, i ka marrë borxh Sasajt një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra.

Megjithë insistimin e Leonard Sasaj, Hajdaraj nuk ja ka kthyer borxhin. Kjo ka bërë që 21 vjeçari, lindur dhe banues në Sarandë të marrë peng për shtat ditë, 42 vjeçarin me orgjinë nga Skrapari dhe me banim në qytetin e Sarandës.

Kanë qenë familjarët e Bashkim Hajdarajt ata që kanë kërkuar ndihmën e policisë pas mungesë së gjatë të të afërmit të tyre.

Kërkimi i policisë ka bërë të mundur dhe gjetjen e banesës në periferi të Tiranës në të cilën ndodhej prej shtatë ditësh, 42 vjeçari Hajdaraj.

Gjithashtu, policia bënë të ditur se ka arrestuar, Leonard Sasajn dhe ka dërguar materialet për ndjekje penale ndaj tij.

m.xh/NOA

KOMENTE