English

Sondazhi: Një milion shqiptarë duan të ikin

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Rreth 1 milionë shqiptarë, nga 2.8 milionë të pyetur nga organizmi i njohur i sondazheve "Gallup", do të donin të jetonin jashtë vendit të tyre.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni Robert Manchin, drejtor administrativ i Gallup, gjatë prezantimit të raportit më të fundit mbi Shqipërinë dhe prirjet e afrimit të saj me BE-në.

"Një pjesë e shqiptarëve mendojnë se ka mundësi më të mira jashtë vendit të tyre, por është rritur edhe pjesa e atyre që mendojnë se brenda vendit mund të sigurohet e ardhmja", tha Mancin në fjalën e tij, duke saktësuar se kjo do të thotë se shumë njerëz edhe mund të lëvizin nga Shqipëria për të jetuar diku tjetër.

"Destinacioni kryesor i shqiptarëve, ku do t'u pëlqente të jetonin, është Italia, aty ku ata do të donin të jetonin. Një numër i caktuar është edhe në Greqi e në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Britaninë e Madhe", shtoi ai më pas.

Sipas tij, situata paraqitet më ndryshe në vendet e tjera të Ballkanit si Mali i Zi, Maqedonia apo Kosova, ku njerëzit nuk do të donin të largoheshin lehtë nga vendi i tyre, siç ndodh në Shqipëri.

Në fund, përfaqësuesi i Gallup deklaroi se çështjet që shqetësojnë sot Shqipërinë, janë ekzistenca e shtetit ligjor, rendit dhe drejtësisë, duke ua hedhur fajin politikanëve të tyre dhe jo Bashkimit Evropian për ngecjen e reformave.

"Vetëm 17 % e shqiptarëve fajëson BE për mosliberalizimin e vizave përshembull, pjesa tjeyër mendon se është për faj të politikës shqiptare. Pak a shumë si në bosnjë, ku njerëzit janë edhe më të zhgënjyer me politikën vendase", përfundoi Manchin.

n.e/NOA

KOMENTE