Amsterdam, 20 shkurt, NOA - Qeveria holandeze, pasi është përçarë mes radhëve të saj në lidhje me debatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani këtë vit, ka shënuar edhe rrëzimin e saj.
Kjo humbje asaj i është shkaktuar pasi i është larguar partneri më i madh në koalicion, e cila është partia Kristian-Demokrate e qendrës së djathtë.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende, sipas të cilit, koalicioni qeverisës i atij vendi ka rënë pasi dy partitë më të mëdha nuk arritën të bien dakord mbi tërheqjen e trupave nga Afganistani.
Sipas tij, është partia e dytë më e madhe në koalicionin e tij po largohet nga qeveria lidhur me diferenca të papajtueshme për të zgjatur apo jo misionin ushtarak të Hollandës në Afganistan.
Partia Kristian-Demokrate e qendrës së djathtë, nga ana e saj propozoi idenë e mbajtjes se një force të reduktuar në Afganistan përtej kufirit të caktuar për tërheqje në gushtin e këtij viti.
Por përfaqësuesi i partisë Laburiste, zv/kryeministri Vouter Bos, kërkonte përfundimin e misionit në kohën e caktuar dhe e kundërshtoi idenë për orë të tëra bisedimesh.
n.e/NOA