English

Arrestohen 50 vetë për evazion fiskal

Beograd, 20 shkurt, NOA - Policia e Serbisë ka mundur të vërë në pranga plot 50 persona, të akuzuar për evazion fiskal.

Lajmi konfirmohet prej agjencinev të ndryshme, sipas të cilave, ky grup prej 50 personash mësohet që ta ketë dëmtuar buxhetin e shtetit serb me një shumë mbi 2 milion euro.

Më tej, bëhet me dijeni se këta persona dyshohet se kanë kryer tregti të paligjshme, si edhe bërjen e dokumenteve false për t'iu shmangur detyrimeve tatimore dhe pagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Ndër të tjera, thuhet se ky grup është marrë edhe me pastrim parash si dhe aktivitete të tjera të kundraligjshme.

n.e/NOA

KOMENTE