English

Dokumenti historik, ja qarkorja e ndryshimit të kryeqytetit

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Është një dokument i thjeshtë zyrtar i asaj kohe me vetëm pesë rreshta, por ka një vlerë të rrallë historike sepse është shkresa e parë ku Tirana përmendet si kryeqytet i Shqipërisë. Kjo qarkore ishte dhe pikënisja për njoftimin e gjithë popullit për këtë ndryshim. "T'i bahet me dijt popullit atjeshëm se Kabineti i ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes në 11 të k. muajit mrriti në Tiranë e filloji nga puna. Tirana u shënua për Kryeqytet. Për dorëzimin e aktevet në Durrës, masat e nevojshme janë marrë".

Kështu shkruhet në qarkoren që mban datën 13 shkurt 1920 dhe që Ministria e Brendshme u dërgonte prefekturave në të gjithë vendin.

Në librin e tij Studime Historike Nr. 3-4, prof. Muin Cami shkruan se "Ky është dokumenti i parë që kemi ndeshur e ku thuhet shprehimisht për caktimin e Tiranës si kryeqytet i vendit".

e.r/NOA

KOMENTE