English

Eurobondi nga JP Morgan e Deutsche Bank

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Bankat "JP Morgan" dhe "Deutsche Bank" do të jenë, dy instiucionet financiare që do të mundojnë transaksionet e eurobondeve shqiptare në tregjet e kapitalit ndërkombëtar.

Lajmi është bërë i ditur nga minsitria e Financave, e cila deklaron se emrat e dy bankave janë përzgjedhur pas procesit të vlerësimit të bankave që u paraqitën për udhëheqjen e transaksionin dhe emetimit e Eurobondit të parë shqiptar në tregun ndërkombëtar të kapitaleve.

"Interesimi i institucioneve ndërkombëtare për këtë proces ka qenë i jashtëzakonshëm. Një numër befasues (15 të tilla) bankash me shumë reputacion në tregjet e kapitaleve, paraqiten ofertat e tyre shumë agresive për të udhëhequr transaksionin. Reagimi masiv i tregut ndaj kërkesës sonë reflekton dukshëm besimin e tregut ndërkombëtar në ekonomin e tonë, dhe faktin qe sistemi financiar shqiptar mbeti jashtë vorbullës se krizës financiare", thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Ministria sqaro se procesi i vlerësimit kaloi nëpër dy faza. Në fazën e parë u shorlistuan 6 nga 15 bankat që kishin dorëzuar propozime pranë ministrisë së Financave.

Ndërsa në fazën e dyte, 6 bankat e shorlistuara (JP Morgan, Deutsche, Raiffeisen, HSBC, BNP Paribas and Credit Suisse) u ftuan në ministrinë e Financave për një prezantim të detajuar te strategjisë së tyre.

m.xh/NOA

KOMENTE