English

Evropa: SHBA të largojë armët prej nesh

Bruksel, 20 shkurt, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama duhet të ndërmarrë një plan për largimin e armatimit bërthamor nga Evropa, të mbetur që nga koha e Luftës së Ftohtë. Një fakt të tillë, ia kanë kërkuar presidencës amerikane aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.

Kërkesa e cila do të bëhet së shpejti edhe zyrtarisht nga Belgjika, Gjermania, Luksemburgu, Holanda dhe Norvegjia, parashikon që të largohen prej territorit të këtyre vendeve mbushje të mbetura bërthamore nga arsenali i ushtrisë amerikane që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.

n.e/NOA

KOMENTE