English

Gjendet i vetëvarur një djalë i ri në Kakavijë

Kakavijë, 20 shkurt, NOA - Një djalë i ri është gjendur i vetëvarur mëngjesin e ditës së sotme në doganën e Kakavijës.

Lajmi bëhet i ditur paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet policore sipas të cilave i riu u gjet i vetëvarur pikërisht në parkingun e doganës, pranë një kontenieri të parkuar.

Mësohet ndër të tjera se sapo është kryer edhe identifikimi i viktimës, për të cilën thuhet se ai është Eduart Coli, një djalë 23-vjeçar nga Tropoja.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për hetime dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, duke dhënë si detaje të para dyshimin se Coli është një endacak.

n.e/NOA

KOMENTE