English

Gjykata pro tërheqjes së Timoshenkos

Kiev, 20 shkurt, NOA - Gjykata e Lartë e Ukrainës është pajtuar me tërheqjen e ankesave të kryeministres Julia Timoshenko për manipulimet me zgjedhjet presidenciale në këtë vend. Ky institucion ka rënë dakord që të ndalojë dëgjimet juridike, lidhur me ankesat e Timoshenkos. Nga ana e tij, gjyqtari Oleksander Nehitailo, tha se gjykata "do ta lërë rastin e kandidates presidenciale Julia Timoshenko pa shqyrtim".

gjatë ditës së sotme, Timoshenko deklaroi se tërhiqet nga ankesa e saj lidhur me fitoren e rivalit Viktor Janukoviç, pasi nuk besonte se rasti i saj do të kishte dëgjim korrekt në gjykatë.

n.e/NOA

KOMENTE