English

Holanda, para zgjedhjeve të parakohshme

Amsterdam, 20 shkurt, NOA - Pas rënies së koalicionit qeverisës në Holandë, ky vend gjendet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kryeministri Jan Peter Balkenende, i cili ka përjashtuar mundësinë e një qeverie pakicë, duke shtuar se pas largimit të socialdemokratëve ai do të vërë në dispozicion në funksionet qeveritare anëtarët e partisë së tij dhe të partnerit të tretë të koalicionit nga Unioni Kristian.

"Do t'i paraqes Mbretëreshës Beatris dorëheqjen e ministrave dhe sekretarëve të shtetit. M'u desh të konstatoja se nuk ekziston më asnjë mundësi për vazhdimin e punës së kabinetit qeveritar", tha Balkenende.

Qeveria holandeze, pasi është përçarë mes radhëve të saj në lidhje me debatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani këtë vit, ka shënuar edhe rrëzimin e saj. Kjo humbje asaj i është shkaktuar pasi i është larguar partneri më i madh në koalicion, e cila është partia Kristian-Demokrate e qendrës së djathtë.

Koalicioni qeverisës i atij vendi ka rënë pasi dy partitë më të mëdha nuk arritën të bien dakord mbi tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Partia Kristian-Demokrate e qendrës së djathtë, nga ana e saj propozoi idenë e mbajtjes se një force të reduktuar në Afganistan përtej kufirit të caktuar për tërheqje në gushtin e këtij viti, por laburistët duket se nuk ishin dakord.

n.e/NOA

KOMENTE