English

Lufthansa, plan emergjent për fluturimet

Berlin, 20 shkurt, NOA - Nga dita e hënë, deri të enjten, shoqëria ajrore gjermane Lufthansa do të anulojë të gjitha fluturimet e saj. Ky është plani emergjent i fluturimeve, parashikuar nga drejtuesit e kësaj kompanie, i detyruar nga një grevë të mundshme të pilotëve pas dështimit të bisedimeve me sindikatat. Eshtë pikërisht kjo arsyeja që Lufthansa të anullojë dy të tretat e të gjitha fluturimeve nga e hëna deri të enjten.

Ndërkaq, shoqëria ajrore shpreson të realizojë vetëm një program me 600 fluturimet më të rëndësishme, përmes një plani përkatës emergjent i cili u publikua në internet.

Ndërkaq, të prekur nga kjo grevë janë edhe shoqëria bijë e Lufthansës Germanvings dhe si dhe spedicioni.

n.e/NOA

KOMENTE