Bukuresht, 20 shkurt, NOA - Autoritetet rumune kanë sekuestruar rreth 100 kilogramë heroinë në kufirin perëndimor të cilat ishin fshehur në një kamion që vinte nga Bullgaria dhe ishte drejtuar për në Anversa. Mjeti transportonte ndihma humanitare për Haitin.
Kjo sasi e madhe droge e kapur i ka tronditur autoritetet vendase pikërisht për faktin se ajo fshihej nën petkun e ndihmave për një vend i cili është goditur nga tragjedia katastrofale e një tërmeti fatal.
n.e/NOA