English

Përplasen me policinë te Kryeministria

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Protesta e shoqatës së minatorëve në qendër të kryeqytetit nuk ka kaluar pa probleme. Edhe pse organizatorët e saj kishin deklaruar se do të ishte një tubim paqësor, protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit.

Policia është detyruar të shtyjë disa herë turmën që kërkonte të takohej me kryeministrin, Sali Berisha.

Ndërkohë që forca të shumta policie janë vendosur para godinës së kryeministrisë duke vendosur dhe pengesa me tela për turmën.

Protesta e minatorëve është paralajmëruar nga Këshilli i Bashkëpunimit Sindikal.

Në këtë kërkesat e tyre për qeverinë kanë qenë, mos rritja e çmimit të energjisë dhe dhënia e statusit të veçantë për këtë kategori punëtorësh.

Shoqata e minatorëve u ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë shoqërisë civile që t'i bashkohet kësaj proteste kundër çdo lloj arbitrariteti dhe diskriminimi, kundër çdo lloj imponimi dhe forme të shfaqur të diktaturës sot 20 vjet pas shembjes së saj

m.xh/NOA

KOMENTE