English

PS përkujton rrëzimin e bustit të diktatorit

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka thyer rregullin e përvitshëm për përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Këtë herë, Partia Socialiste ka vendosur të bëhet pjesë e ceremonive që simbolizojnë luftën kundër diktaturës.

Edhe pse me një ceremoni të ndarë nga ato të qeverisë apo të shoqatave të ish të përndjekurve, PS-ja ka zgjedhur të dënoj të kaluarën komuniste me një mënyrë orgjinale.

Aktiviteti i Partisë Socialiste është drejtuar sot nga kreu i PS-së, Edi Rama në lagjen "Kombinat" në Tiranë.

Më shumë se ceremonia, për Partinë Socialiste merr një rëndësi të veçantë gjesti simbolik i organizuar nga lidershipi i PS-së.

Në hapjen e fushatës elektorale të vitit të kaluar, kreu i PS-së prezantoi para votuesve të majtë një histori të re të PS-së, ku pjesë e saj ishte dhe rrëzimi i bustit të Hoxhës.

Sot PS-ja zyrtarisht, për herë të parë bashkohet me shoqatat e ish-të përndjekurve dhe anti-komunite për të përkujtuar rrëzimi e bustit të diktorit, Enver Hoxha.

m.xh.NOA

KOMENTE