English

SHBA, falimentojnë dhe 4 banka të tjera

Uashington, 20 shkurt, NOA - Numri i bankave që po falimentojnë së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtuar edhe me 4 të tjera, të cilat i kanë mbyllur dyert për klientët e tyre. Lajmi konfirmohet nga mediat amerikane, sipas të cilave, këto banka që kanë falimentuar kanë "George Uashington Saving Bank" në Illinois, "Jolla Bank" në Kaliforni, "Coste National Bank" në Teksas dhe "Marco Community Bank" në Florida.

Në vitin 2009 janë 106 banka që kanë dështuar në SHBA.

Kurrë që nga viti 1992 nuk ishte kapërcyer numri i 100 institucioneve financiare të dështuara në këtë vend.

Edhe pse kjo është më së shumti në radhën e e institucioneve më të vogla rajonale, numri në rritje i falimentime vazhdon për të dëshmuar vështirësitë ekonomike ende të pranishme në ekonominë amerikane.

n.e/NOA

KOMENTE