New York, 20 shkurt, NOA - Nuk është as Rihana, e as Beyonce, vajza më seksi i muzikës pop. Të paktën kështu e mendojnë lexuesit e revistës amerikane "Billboard", të cilët si më të mirën e muzikës pop kanë vlerësuar këngëtaren Britney Spears.Sipas tyre ajo është vajza më seksi e botës së muzikës.
Britni lë pas në klasifikim drejtuesen e grupit "Destiny's Child" dhe një numër të madh yjesh të Hollivudit .
Zhgënjimi më i madh ka qenë për Rihanën, e cila është dhe në momentet më të mira të karrierës muzikore, por edhe asaj fizike.
Sipas kritikëve, veshjet provokuese të Rihanës dhe skenat e nxehta në skenë dhe në vidioklipe nuk kanë bërë asnjë efekt te votuesit.
Ndër të fundit renditet dhe Lady Gaga. Për lexuesit ajo vlerësohet si një zbulim në muzikë, por vetëm kaq. Aspekti femëror nuk ka goditur shumë njerëz.
m.xh/NOA