Moskë, 20 shkurt, NOA - Imazhet dhe bustet e ish-diktatorit, Josif Stalin do të vendosen në rrugët e kryeqytetit rus në 15 prill, ditën e fitores ndaj nazizmit. Lajmi i bërë i ditur nga shoqatat e veteranëve të luftës së Dytë Botërore, ka befasuar dhe vet qeverinë dhe opinionin rus, i cili është gjetur e papërgatitur përballë një zhvillimi të tillë.
"Imazhet e Stalinit do të përmbajnë informacion për rolin e tij gjatë viteve të luftës. Kjo është një ide e mirë" ka thënë, Vladimir Dolgikh, kryetar i Këshillit të Veteranëve të Luftës në Moskë.
Postera dhe statujat ende nuk kanë janë prodhuar, por kjo nuk e ka penguar opinionit rus të nis debatin.
Mediat ruse shkruajnë se kundërshtarët më të mëdhenj janë drejtuesit e lëvizjeve për të drejtat e njeriut dhe njerëzit që e kanë pasuar nga diktatura.
"Reklamat publike me glorifikimin e Stalinit janë të papranueshme", ka thënë Lev Ponomarev, kreu i shoqatës "Për të Drejtat e Njeriut".
Reagimi i parë i autoriteteve ruse për "rishfaqen" diktatorit Stalin në rrugët e qytetit ka qenë i pa qartë. Boris Gryzlov, një prej përfaqësuesve të Dumës ka thanë se duhet menduar mirë diçka e tillë, sepse nuk ka qenë vetëm Stalini ai që bëri luftën.
"Duhet të flasin për rolin e gjithë kombit, rolin e veteranëve. Në përgjithësi, nuk di ta vlerësojë saktë rolin e Stalinit në jetën e vendit tonë", ka thënë zyrtari.
Ndërsa kineasti rus, Mark Zakharov, beson se ideja për t'u kujtuar njerëzve rolin e Stalinit në luftë është pa kuptim.
"Le të vendosin portretet e Lavrentiy Beria dhe kujtoj të gjithë për rolin e tij shumë!", ka thënë ai.
m.xh/NOA