English

Stina e uraganeve rrit tmerrin në Haiti

Porto Prince, 20 shkurt, NOA - Afrimi i stinës së uraganeve në ishullin e varfër të Haitit ka shtuar tmerrin e banorëve për ekzistencën e tyre. kjo pasi numërohen të paktën 1 milionë njerëz që jetojnë nëpër çadrat humanitare pas tërmetit fatal që e goditi këtë vend më 12 janar. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, këta njerëz paraqesin nevojë për ndërhyrje urgjente humanitare përpara fillimit të stinës së uraganeve në këtë vend.

Shqetësimi në fjalë është ngritur nga vetë ambasadori i Haitit në Kombet e Bashkuara, sipas të cilit situata e post-tërmetit në vendin e tij pritet të përkeqësohet edhe më shumë me afrimin e stinës së uraganeve në ishullin e ngrohtë.

Nga ana e saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë apel për 1.44 miliardë dollarë ndihma për viktimat nga tërmeti në Haiti, kërkesë kjo e cila është më e madhja e kërkuar ndonjëherë për ndihma humanitare, ndërsa donatorët deri tani kanë premtuar vetëm 673 milionë dollarë.

n.e/NOA

KOMENTE