English

Thaçi: Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme

Prishtinë, 20 shkurt, NOA - Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se ato do të mbahen në afatin e rregullt siç është caktuar, në vjeshtën e vitit 2011. Sipas tij kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme nuk mund ta detyrojë koalicionin qeverisës të PDK-së dhe LDK-së të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, PDK-ja ka fituar në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale, të vjeshtës të vitit të kaluar dhe kjo ka qenë konfirmim se qytetarët i besojnë kësaj qeverisje.

"Zgjedhjet e parakohshme më se shumti i konvenojnë PDK-së, sepse jemi më të votuarit në dy zgjedhjet e fundit, por duhet t'i respektojmë afatet kohore dhe rregullat demokratike", ka thënë Thaçi.

I pyetur ndërkaq, për ndryshime në qeveri, Thaçi ka mohuar se do të ketë ndryshime të mëdha. Sipas tij, koalicioni është i qëndrueshëm dhe funksional.

n.e/NOA

KOMENTE