English

Vdes i riu nga korenti

Sarandë, 20 shkurt, NOA - Një 27 vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme, si pasojë e kontaktit me rrjetin elektrik të tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Sarandës.

Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti, 27 vjeçari Ermal Halili, ka gjetur vdekjen në vendin e punës.

Ai punonte në ndërtim dhe transportonte profile alumini. Në momentin që Halili ka qenë duke transportuar profilet e aluminit, një prej tyre ka prekur kavot e tensionit të lartë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut nga qyteti i Sarandës.

Policia bënë të ditur se menjëherë pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka dhe është duke hetuar për arsyen e ngjarjes.

Gjithashtu, pjesë e hetimit janë dhe masat e sigurisë në punë nga punonjësit e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

m.xh/NOA

KOMENTE