Vlorë, 20 shkurt, NOA - Incidenti i ndodhur dy ditë më parë me kryetarin e PS-së së Vlorës, Eltar Deda, ka bërë që mbështetës dhe përkrahës të Partisë Socialiste të organizojnë një protestë në rrugën hyrëse të qytetit.
Sipas burimeve për agjencinë NOA, dhjetëra qytetarë më parulla në duar kërkojnë zbardhjen e atentatit që ju bë kreut lokal të PS-së, Eltar Deda.
Protestuesit mbanin në duar parrulla, "Ku është shteti" dhe duam "Duam drejtësi".
Dje dega e PS-së së Vlorës në një deklaratë për mediat e cilësoi vendosjen e një shishe me benzinë dhe fitil në makinën e kreut të PS-së, si një akt të pastër politikë.
Gjithashtu, protesta dhe reagimet e PS-së së qytetit bregdetar kanë të bëjnë dhe me një tjetër atentat te ndodhur më parë ndaj anëtarit të këshillit bashkiak të këtij qyteti.
Ndërkohë që deputeti, Arben Malaj ka bërë thirrje për vet përmbajte dhe zbardhje të autorëve të ngjarjes nga ana e policisë.
m.xh/NOA