English

Vrasje në Kamëz, viktima s'i ndaloi policisë

Kamëz, 20 shkurt, NOA - Kamza është tronditur nga një tjetër vrasje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të mjediseve të Universitetit Bujqësor.

Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, sipas të cilave prej kësaj ngjarje është shkaktuar një i vdekur, identiteti i të cilit është Ahmet Bardhoshi.

Mësohet se viktima ishte së bashku me një person tjetër në momentin e ngjarjes dhe se po ndiqej nga forcat e policisë, pasi nuk i ndaluan me makinën e tyre thirrjes së policëve në postbllok për të ndaluar.

Dyshohet madje se vrasësi ishte një person me uniformë policie, ndërkohë që Bardhoshi dyshohet të ishte një grabitës dhe person me precedent penal, madje edhe shoku i tij. Nga ana e tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet e plota mbi ngjarjen për të sqaruar pozicionin e forcave të policisë në këtë ngjarje të rëndë... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE