English

Albin Kurti nuk do paraqitet në gjykatë

Prishtinë, 21 shkurt, NOA - Lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti nuk do të paraqitet as nesër në Gjykatën e Qarkut, ku pritet të rifillojë seanca gjyqësore kundër tij.Aktivisti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Glauk Konjufca, i tha Radios Evropa e Lirë, se Kurti nuk do të paraqitet në asnjë seancë, meqë konsideron se i tërë procesi është i padrejtë.

Ndërkohë, Këshilli kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, njoftoi sot se për gjashtë ditë kanë mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër procesit gjyqësor ndaj Kurtit.

EULEX- i ka rinisur procesin kundër Kurtit, në bazë të lëndës së trashëguar nga UNMIK-u.

Kurti akuzohet për organizimin e një turme që "ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007".

Gjatë kësaj, dy nga protestuesit, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, qenë vrarë nga shkrepja e plumbave të gomës nga ana e policëve të UNMIK-ut.

NOA/EL

KOMENTE