English

Basha: Nuk ka rrezik për përmbytje

Shkodër, 21 shkurt, NOA- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, deklaroi sot nga qyteti i Shkodrës se situata hidrike në kaskadat e hidrocentraleve nuk paraqet rrezik për përmbytje.

Deklarata e Bashës u bë gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave për të analizuar situatën e krijuar në vend pas reshjeve që kanë rënë ditët e fundit. "Janë marrë të gjitha masat për një menaxhim sa më të mirë të situatës në të gjitha hidorcentralet e vendit", u shpreh Basha.

Ministri i Brendshëm theksoi se situata në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës është në normat e lejueshme nga rregulloja e menaxhimit të kaskadave.

Ai shtoi se shifra e prirjeve prej 1200 metër kub për sekondë në hidrocentralin e Fierzës është e pranueshme dhe nuk përbën asnjë shkas për të marrë masat të tjera emergjente.

Ministri Basha u shpreh se autoritet përgjegjëse po e ndjekin nga afër situatën dhe kanë janë në gatishmëri për çdo të papritur. Duke bërë një analizë të reshjeve, shtabi i emergjencave nuk e ka vlerësuar situatën si alarmante.

Basha u shpreh se nuk mund të flitet për përmbytje tjetër në Shkodër.

m.xh/NOA

KOMENTE